Braktisi vendin, ku ndodhet tani presidenti afgan?

Presidenti Ashraf Ghani iku sot nga Afganistani, duke e lënë kështu vendin në duart e talebanëve, të cilët janë duke marrë kontrollin e plotë.

Mediat e huaja kanë raportuar se Ghani ka fluturuar për në Taxhikistan. Ndërkohë, tani Al Jazeera po raporton se Ghani, gruaja e tij, shefi i shtabit dhe këshilltari i sigurisë kombëtare janë larguar nga vendi për në Tashkent, Uzbekistan.

Ata cituan një truprojë personale të presidentit si burim të tyre, megjithatë kjo nuk është konfirmuar nga qeveria.

Në një postim në Facebook drejtuar qytetarëve afganë, Ghani tha se kishte marrë vendimin e vështirë për të lënë kryeqytetin për të shmangur gjakderdhjen./Fokusi.info/