Burrë e grua nga Deçani vdesin në të njejtën ditë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dubovik të Deçanit.

Një çift bashkëshortor, burrë dhe grua kanë vdekur brenda të njëjtës ditë.

Gruaja me inicialet Gj.B, ka vdekur në Bjeshkët e Deçanit. E pak orë më pas ka vdekur edhe burri, S.B.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga një banor i fshatit Dubovik.

“Ata kanë qenë në Bjeshkë. Vdekjet kanë qenë natyrale. Gruaja ka pësuar infarkt. Burri është munduar t’i dal në ndihmë gruas, duke shkuar tek disa fqinj ka pësuar sulm”, tha ai.

“Burri ka qenë edhe i sëmurë. Para një kohe ka pasur sulm në tru”, theksoi ai.

Varrimi i tyre bëhet sot në ora 17:00.