Bylbyl Sokoli nënshkruan sot me skuadrën e Superligës

“Timonieri” i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli, sot do ta nis një aventurë të re.

Sokoli do të nënshkruajë me skuadrën Flamurtarin e Prishtinës gjatë ditës së sotme (e enjte).

Lajmi konfirmohet ekskluzivisht nga burime të  Zëri.info pranë klubit të Superligës.

Sokoli së fundmi ka qenë pjesë e FC Prishtinës, por vetëm pas dy ndeshjeve në krye të klubit më të madh kosovar, u largua siç tha për arsye shëndetësore.

Ndryshe, Flamurtari së fundmi është drejtuar nga trajneri Sunaj Keçi.

Para tij në këtë edicion skuadrën “kuq e zi” e ka drejtuar edhe trajneri shqiptar nga Struga, Artim Shaqiri.

Flamurtari e ka përfunduar stinorin vjeshtor në pozitën e nëntë me 19 pikë të grumbulluara, andaj në këtë edicion do të luftojë për mbetje në elitë.