Bylbyl Sokoli pranon se është në bisedime me tri klube kosovare

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli, e ka pranuar se është në bisedime me disa klube kosovare.

I njohur ndryshe edhe si ‘Profa’ ka thënë se është në kontakte me tri klube të Superligës dhe Ligës së Parë, duke mos cekur emrat e skuadrave.

“Këto ditë kam pasur disa kontakte me disa klube. Konkretisht me tri klube, edhe të Superligës edhe të Ligës së Parë”, deklaroi Sokoli për Sinjalin.

Trajneri i shumë skuadrave kosovar se fundmi ka qenë analist i rregullt në ‘Duelin Sportiv’ në RTV Dukagjini.