Manchester Utd e mposht Tottenhamin, Mourinho pëson humbjen e parë te skuadra londineze (Video)

Jose Mourinho ka shijuar humbjen e parë si trajner i Tottenham Hotspur, duke u mposhtur 2 – 1 në ‘Old Trafford’ nga Manchester United.

Marcus Rashford në minutën e 6-të me një gol të bukur, i dha epërsinë 1 – 0 Manchester Unitedit.

Në minutën e 39-të, Dele Alli barazoi rezultatin për Tottenham Hotspur, për të shkuar me barazim 1 – 1 të dy skuadrat në pushimin e pjesës së parë.

Heroi i Manchester United në këtë derbi doli të jetë Marcus Rashford, që me të filluar pjesa e dytë, shënoi edhe njëherë, tani nga penalltia, për 2 – 1.

Me këtë fitore Manchester United numëron 21 pikë dhe renditet në vendin e gjashtë, ndërsa Tottenham me 20 pikë në vendin e tetë.

https://www.youtube.com/watch?v=IJkQx1c_810