Linjë kabllore direkte nënujore midis Shqipërisë dhe Egjiptit, firmoset marrëveshja me 4iG

Qeveria nënshkroi këtë të hënë një marrëveshje për ndërtimin e një linje kabllore direkte nënujore midis Shqipërisë dhe Egjiptit me kompaninë 4iG.

“Është një projekt marramendës për nga impakti dhe nga vlera që do të krijojë”, u shpreh kryeministri Edi Rama për marrëveshjen.

Rrjetet kabllore me fibër optike janë autostradat e komunikimit digjital dhe falë zbatimit të këtij projekti do të bëhet e mundur një lidhje ndërkontinentale nënujore, ku Shqipëria do të ketë një pozicion kyç në mundësimin e kësaj lidhjeje strategjike, u shpreh Zv.Kryeministrja dhe njëherazi Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.