Calja nderon Shqipërinë edhe në Botëror, fiton medalje të bronztë në stilin e shkëputjes

Briken Calja, peshëngritësi shqiptar, ka fituar medaljen e bronztë në stilin e shkëputjes në Botërorin që po zhvillohet në Patia të Tajlandës.

Sportisti shqiptar në provën e parë në stilin e shkëputjes ngriti 151 kilogramë, ndërsa në provën e dytë 156 kilogramë, ç’ka i mundësoi edhe medaljen e bronxtë. Ndërkohë në provën e tretë në stilin e shkëputjes Calja nuk u ngjit në pedanë.

Në stilin e shtytjes Calja arriti të realizonte vetëm provën e parë me 181 kilogramë, ndërsa dështoi në dy provat e tjera me 190 kilogramë. Kjo bëri që peshëngritësi shqiptar në stilin e shtytjes të renditet në vendin e tretë.

Në dygarësh Brikeni I cili garoi në kategorinë 73 kilogramë u rendit në vendin e pestë me 337 kilogramë në total.

Shqiptarja.com