Charlton inkuadrohet në ‘Championship’, eliminoi Sunderlandin në sekondat e fundit (video)

Charlton Athletic ka siguruar inkuadrimin në ‘Championship’, pas fundit dramatik në ndeshjen finale të ‘’play-off’’ ndaj Sunderland.

Charlton triumfoi në fund me rezultat 2 – 1 dhe nga sezoni i ardhshëm do të garojë në elitën e dytë të futbollit anglez.

Fillimisht, vendasit pësuan pas një autogoli të tmerrshëm, kur mbrojtësi Naby Sarr vendosi të kthente topin te portieri Philips, por ky i fundit ishte i papërgatitur dhe Sunderland kaloi në epërsi me një gol të ‘falur’ në minuën e 5-të.

Charlton u kundërpërgjigj në minutën e 35-të me golin e Purrington, pas një aksioni të ndërtuar shumë mirë.

Goli i fitores dhe i inkuadrimit në ‘Championship’ u shënua në minutën e 94-të të ndeshjes, kur pas një krosimi nga e majta ishte Patrick Bauer që shënoi pas një tollovie brenda në zonë.

https://streamable.com/4b5ct