Penalltia më e çuditshme shënohet në Australi (Video)

Çuditë në futboll nuk mungojnë asnjëherë dhe më e fundit ka ardhur mëngjesin e sotëm në Australi.

Brisbane Roar dhe Adelaide United dhuruan spektakël në përballjen e tyre, ku u shënuan plot 8 gola, por një nga golat ra më së shumti në sy.

Goli i tretë i shënuar nga Brisbane kishte si autor Eric Bautheac, i cili shndërroi në gol një 11-metërsh. Deri këtu çdo gjë është në rregull, por në rast se ndiqni realizimin e penalltisë do kuptoni që është më e çuditshmja e gjuajtur ndonjëherë.

Ndoshta Bautheac provoi të bënte një ‘panenka’, por nuk ia arriti. Teksa penalltia e tij tashmë është kthyer në hit, pasi është një shpikje e re. Gjithsesi, Brisbane në fund u mposht me shifrat 3-5 nga Adelaide, me golin e Bautheac që vlejti sa për statistika.

https://www.youtube.com/watch?v=AlrU0geKqRw