Çitaku i reagon Bislimit pas deklaratave ndaj Gjykatës Kushtetuese: Demokracia dhe rendi kushtetues në rrezik

Pas deklaratave që Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, bëri ndaj Gjykatës Kushtetuese duke i quajtur “jo kompetentë”, “jo kredibilë”, “kontroverzë” dhe “mjedis i korruptuar” – ka reaguar Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, duke e vlerësuar jo vetëm si skandal por edhe që “demokracia dhe rendi kushtetues janë në rrezik nga prirjet rrënuese dhe totalitare të kësaj klase qeverisëse”.

Reagimi i plotë:

Deklarata e Besnik Bislimit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhënë “ Radio Gorazdevacit” do të mund të quhej skandaloze nëse Besniku do të ishte vetëm një qytetar pa funksion publik i republikës sonë.

Por, kur një ZVKM në detyrë shprehet me gjuhë të tillë kundër gardianit të Kushtetutës, është alarmante dhe e rrezikshme.

Demokracia dhe rendi kushtetues janë në rrezik nga prirjet rrënuese dhe totalitare të kësaj klase qeverisëse.