Haki Rugova rizgjedhet kryetar i LDK-së Istog

Kuvendi zgjedhor i LDK-së në Istog e ka rizgjedhur kryetar të degës, Haki Rugovën.

Pjesë e kuvendit zgjedhor ishin edhe dy deputetët, Avdullah Hoti dhe Armend Zemaj.

Rugova do të udhëheq me LDK-në në Istog edhe për një mandat katër vjeçar.

LDK sot e mbaroi kuvendin zgjedhor edhe në qytetin e Pejës, ku atje u rizgjodh kryetar, Gazmend Muhaxheri.