Çitaku, pas rrahjes së djalit të Rashiqit: Krimi i tij i vetëm ishte se ishte fëmija i një politikani që nuk iu bind Beogradit

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar pas rrahjes së birit të diplomatit serb në Kosovë, Nenad Rashiq.

Çitaku, nëpërmjet Twitter-it, ka thënë se krimi i vetëm i të birit të Rashiq ishte se është fëmija i një politikani që nuk iu nënshtrua Beogradit.

Tutje, ajo ka bërë thirrje për ndalje të dhunës dhe kërcënimeve.

Postimi i plotë:

Një djalë 18-vjeçar u rrah nga një bandë e serbëve në Graçanicë sot.

Krimi i tij i vetëm është të qenit i biri i Nenad Rashiq – një politikan progresiv i pavarur në Kosovë, të cilin nuk mund ta kontrollojë Beogradi.

Tetë njerëz janë arrestuar, deri më tani.

Kërcënimet dhe dhuna duhet të ndalen.