Çitaku për Qeverinë: Këta nuk duan të qeverisin por të sundojnë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar partinë në pushtet për qasjen ndaj prokurorëve, gazetarëve dhe sindikalistëve.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku ka shkruar se kjo shpërfaq mendësinë totalitare të tyre.

“Këta nuk duan të qeverisin. Duan të sundojnë. Ose nënshtrim, ose stigmatizim. Rrugë tjetër nuk ka në mendësinë e tyre”, ka shkruar ajo.