Mazhoranca injoron tubimin dhe paralajmërimin e Metës: Lajmi më i rëndësishëm sot është raporti i KE

TIRANË- Mazhoranca ka injoruar krejtësisht tubimin prej dy orësh të Presidentit Ilir Meta dhe paralajmërimin e tij se do të shpërndajë parlamentin. Reagimi i parë nga qeveria ka ardhur nga Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla i cili tha se lajmi më i rëndësishëm i ditës së sotme është raporti i komisionit Europian, i cili rekomandoi hapjen e negociatave.

“Merruni me raportin e Komisionit Europian. Shqipëria ka marrë një lajm të mirë, kjo është gjëja më e rëndësishme sot”, tha Balla.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko i cili tha se nuk e ka ndjekur tubimi pasi ishte në mbledhje.

Shqiptarja.com