City me rikthim dramatik mposht Arsenalin

Manchester City ka arritur që ta marr fitoren e parë në vitin 2022, duke e mposhtur Arsenalin me rezultat 1-2.

Në pjesën e parë, Arsenali ishte dukshëm ekip më i mirë në fushë, duke e krijuar epërsinë prej një goli me Sakan në minutën e 31-të të takimit, gol ky që rezultoi të jetë i vetmi në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Xhaka shkaktoi penallti në minutën e 55-të, ku nga pika e bardhë i saktë u tregua Mahrez i cili barazoi shifrat në 1-1.

Dy minuta më vonë, Gabriel u ndëshkua me dy kartonë të verdhë, që e la Arsenalin me një lojtar më pak në fushë.

Fundi i ndeshjes ishte dramatik, ku fituesi i takimit u zbulua tek në minutën e 93-të me golin e Rodri-t.

Me këtë fitore, City gjendet në vendin e parë me 53 pikë, 11 më shumë se Chelsea që është në vendin e dytë dhe 18 më shumë se Arsenali që është në vendin e katërt i cili ka 35 pikë.