Çmimet e naftës në Kosovë bien në nivelin e para 4 vjetëve

Për 0.70 centë ka rënë çmimi i derivateve në Kosovë.

E, duke pas për bazë këtë rënie, çmimet e tanishme të naftës janë të njëjta me ato që kanë qenë para 4 viteve.

Kështu, ka thënë për Front Online, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.

Ndërsa, kur është pyetur se a mund të ketë ende rënie të çmimit, ka deklaruar se këtë nuk e dijnë.

“Nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie. Këto çmime i kemi pasur edhe para 4 viteve. Kemi rënie të derivateve për 0.70 cent”, ka thënë Berjani, për Front Online.

Ai, ka thënë se derisa çmimet e derivateve kanë rënë, edhe marketet duhet të ulin çmimet e produkteve.

“Tani kur nafta është liruar edhe marketet duhet t’i ulin çmimet dhe të gjithë duhet të reflektojnë në këtë në mënyrë që shporta e qytetarit të jetë sa më e lirë”, është shprehur ai.

Berjani, ka thënë se përpos Maqedonia e Veriut që i ka më lirë, të gjitha vendet në rajon çmimet e derivateve i kanë më shtrenjtë se Kosova.

“Çmimet e derivateve janë të larta për standardin e qytetarëve tonë. Por, qytetarët tonë janë duke u shërbyer me çmime më të lira në regjion përveç Maqedonisë Veriore ajo e ka dieselin më të ulët se ne, për arsye se e ka akcizën me të ulët për 0.20 cent”, ka shtuar Berjani.

Berjani, ka treguar edhe çmimet e derivateve në vendet e rajonit, duke bërë një krahasim me Kosovën.

“Kosovë- Dizelli 1.26 €/ lit, Benzina 1.34 €/lit

Shqipëri- Dizeli 1.59 €/lit, Benzina 1.60 €/

Serbi-Dizelli 1.59 €/Lit, Benzina 1.60 €/lit

Mali Zi- Dizelli 1.41 €/lit, Benzina 1.58 €/lit

Bosnia dhe Hercegovina- Dizelli 1.30 €/lit, Benzina 1.35 €/lit

Maqedonia Veriore- Dizelli 1.17. €/lit, Benzina 1.33 €/lit”, ka treguar Berjani.