Nuk arrihet të zgjedhet gjykatësi i Kushtetueses, përsëritet konkursi

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që të zgjedh një gjykatës të gjykatës Kushtetuese, pasi asnjë kandidat nuk arriti të marrë votat e nevojshme. Kjo bënë të përsëritet konkursi për një gjykatës të Kushtetueses.

Në raundin e dytë të garës për gjykatës, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ishte Vigan Qorroli dhe Haxhi Xhemajli.

Nga 94 deputetë sa morën pjesë në votim, 49 vota mori Qorroli, ndërsa Xhemalji 30 vota, kurse 7 vota ishin të pavlefshme.