COVID-19 ia merr jetën Kujtim Prodanit

Koronavirusi ia mori jetën një tjetër muzikanti shqiptar.

Muzikanti dhe kompozitori i njohur shqiptar, Kujtim Prodani, ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare, shkruan lajmi.net.

Prodani ka vdekur në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku edhe ishte i shtrirë pas infektimit me COVID-19.

Një natë para ndërrimit të viteve, ai kishte postuar një fotografi në rrjete sociale, ku përmendi faktin që virusi ua mori jetën shumë miqve e të afërmve të tij.

Kompozitori ndërroi jetë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Telegrame ngushëllimi për vdekjen e Kujtim Prodanit kanë shkruar edhe kolegë e bashkëpunëtorë të tij.