Dalin detaje të reja për vdekjen e shqiptarit në vendin e punës në Itali

Një 43-vjeçar nga Kosova ka vdekur dje në Olbia të Italisë.

Kjo pasi ka rënë nga kati i tretë i një kantieri të ndërtimit.

Sipas mediave italiane, rasti ka ndodhur pasi ai ka rënë nga një lartësi prej 10 metrash.

Punëtori B.Bytyqi kishte qenë në pushim mjekësor për dy muaj për shkak të një lëndimi të mëparshëm.

Por ende nuk dihet se përse viktima ishte ngjitur në skela.