Kurti: Mundësia e zgjedhjes iu kthye qytetarit

Kryetari i VV-së, Albin Kurti ka folur para mediave pas shpërndarjes së Kuvendit.

Ai ka thënë se sot iu dha mundësia e zgjedhjes qytetarit të Kosovës.

Kurti tha se është pozitive që shpërndarja u votua në mënyrë masive nga deputetët e Kuvendit.

“Seanca e sotme ishte mundësia e mundësisë, ishte mundësia e deputetëve të Kuvendit të ia kthejnë mundësinë e zgjedhjes qytetarëve të vendit. Mendoj që është mirë që në votim masiv iu hap rruga zgjedhjeve”, ka thënë ai.

“Kjo ishte një qeveri në të cilën kryeministri që u tërhoq kishte dyfish më shumë parti në koalicion se deputetë në Kuvend”, ka thënë ai.

Kurti ka folur edhe për koalicionin me LDK-në, për të cilin ka thënë se ende nuk ka rezultate konkrete.

Ka shtuar se Qeveria e ardhshme duhet të merret me punët e mëdha, që sipas tij janë luftimi i krimit dhe korrupsionit.

“Kur të kemi rezultate konkrete do iu njoftojmë menjëherë. Punët e mëdha janë luftimi i krimit e korrupsionit, me prokurorë të guximshëm, shëndetësia që bën që spitalet”, ka thënë ai.