Konjufca për mandatet e dorëzuara nga Lista Serbe: Do t’i zëvendësojmë sipas ligjit

Kryetari i Kuvendit, Galuk Konjufuca tha se deputetë e Listës Serbe që kanë dorëzuar dorëheqjen do të zëvendësohen.

Kështu deklaroi Konjufca pas mbledhjes së kryesisë:

“Na kanë ardhë edhe shkresat e dorëheqjes. Nuk kemi ndryshe si të veprojmë pos siç thotë ligji, e ligji është i qartë, thotë që karakteri i dorëheqjes së tyre është i parevokueshëm, kështu që ne do të procedojmë sipas ligjit, e ata duhet të zëvendësohen.

Do ti drejtohem presidentes së vendit, e pastaj Presidentja KQZ-së e pastaj KQZ i përgjigjet presidentes me propozimet e reja, që me sa e di unë prapë vijnë nga e njëjta listë, e nëse edhe ata refuzojnë tjerët që janë në radhë procedura përsëritet derisa t’i plotësojmë vendet e reja nga pakica serbe”, tha ai.