Dani Alves gjen ekipin e ri

Siç raporton Goal dhe Spox, Dani Alves është shumë pranë transferimit te FC Sao Paolo.

Kontrata e mbrojtësit të djathtë me Paris Saint-Germain ka skaduar në fund të sezonit dhe që nga ai moment braziliani ka qenë pa ekip.

Shumë është përfolur për të ardhmen e veteranit, me Inter, Juve dhe Man City që thuhet të kenë shfaqur interes.

Megjithatë, mesa duket 36-vjeçari ka vendosur të rikthehet në vendlindje pasi Sao Paolo i ka ofruar një kontratë trevjeçare.