Dardan Molliqaj tregon kushtin për të cilin do të kthehej në Vetëvendosje

0
388

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë ish subjekti politik që i ka takuar më parë – Lëvizja Vetëvendosje vetëm po kritikon pa ofruar zgjidhje.

Derisa aktualisht po diskutohet për Projektligjin për Dialogun, ai ka thënë se edhe mund të kthehej në lëvizjen që drejton Albin Kurti, por me një kusht.

“Edhe do të kthehesha në Vetëvendosje, ose do të shkoja në LDK. Por nëse veç ankoheni, ju rritë ‘nera’ se s’mund të bëhem me juve”, është shprehur Molliqaj.

Ai ju ka drejtuar dy partive, LDK-së dhe Vetëvendosjes se deri tash kanë kërkuar një komision ad-hoc për mbikëqyrje të dialogut me Serbinë, ndërsa sonte po shprehen kundër Ligjit për Dialog.

Më tutje, ish partisë së tij Molliqaj i është drejtuar se nëse vazhdojnë me akuza  do t’ua nxjerrin audio incizimet sikurse që kanë bërë në të kaluarën në Kuvend me palë të tjera.

“Nëse vazhdoni, sikurse Klanit Pronto, nëse doni nga mbledhja e ardhshme do të flasim kush ka qenë SHIK prej rendit tuaj. Do t’i bëjmë me altoparlant. Nëse ju keni ndonjë gjë publikojeni. Mos u fshihni nëpër vrima. Nëse vazhdoni të shpifni, e di sa jeni kombëtar, sa jeni kundër Serbisë, sa keni guxuar kundër AAK-së. Nëse po doni ta bëni politikë i vëmë të gjitha. Mos u thoni njerëzve proverb, ejani  flasim për politika. Do t’ua bëjmë sikurse Klanit Pronto që me pa se çfarë keni bërë edhe ju”.