Daut Haradinaj, propozon që të vazhdohet subvencionimi i qirave dhe pagave deri në dhjetor të këtij viti

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Daut Haradinaj, i ka bërë thirrje qeverisë së vendin, pjesë e së cilës është edhe grupi i tij parlamentar që të vazhdojnë të përkrahin sektorin e gastronomisë duke subvencinuar tek qeratë dhe pagat deri në dhejtor të këtij viti.

Postimi i plotë i tij:

Thirrje Qeverisë:

Shpëtojmë vende pune duke i përkrahur me lehtësira fiskale, siç është norma e diferencuar e TVSH-së, linjë të veçantë të subvencioneve për 7000 biznese të gastronomisë dhe subvencionim të punësimit në këtë sektor. Gjithashtu e parandalojmë përhapjen e pandemisë nese ju japim përkrahje direkte financiare për implementim të masave mbrojtëse. Grupi jone parlamentar, në kuadër të subvencionimeve për këtë sektor, propozon vazhdimin e subvencionimit të qirave dhe pagave deri në Dhjetor të këtij viti.