Shumë zyrtarë infektohen me koronavirus, Komuna e Prishtinës mbyll një drejtori

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Drejtoria e Urbanizmit do të jetë e mbyllur, përveç për raste urgjente.

Ky vendim është marrë për shkak se shumë zyrtarë të kësaj drejtorie janë infektuar me koronavirus.

“Njoftohen qytetarët se gjatë kësaj jave, Drejtoria e Urbanizmit do të jetë e mbyllur, përveç për raste urgjente. Kjo për shkak të numrit të lartë të zyrtarëve që kanë rezultuar pozitiv ose janë me simptome”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.