Daut Haradinaj uron 28 Nëntorin me foton kur për herë të parë UÇK doli në skenë

Daut Haradinaj ka uruar festën e 28 Nëntorit mbarë kombit shqiptar.

Këtij postimi, ai ia ka bashkangjitur edhe fotografinë e realizuar 24 vite më parë, ku shënohej dalja e parë e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës në skenë.

Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe dëshmori i kombit, Mujë Krasniqi, kanë qenë ata që kanë dalë për herë të parë publikisht para opinionit publik si pjesëtar të UÇK-së.