Debutim ëndrrash, futbollistja shkodrane luan takimin e parë në Serinë A italiane

Alma Hilaj, futbollistja e Kombëtares shqiptare të femrave ka bërë debutimin e saj në kampionatin italian. Sportistja shkodrane ka luajtur dje ndeshjen e saj të parë me skuadrën Florentia, ku u përball me kundërshtaret e Kievo Veronës.
Ndonëse 19-vjeçarja bëri një paraqitje pozitive, kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta shpëtuar skuadrën e saj nga humbja e thellë 5-0 ndaj ekipit veronez. Megjithatë, ky është një hap shumë i madh përpara në karrierë për lojtaren e Kombëtares sonë, pasi kampionati italian është një kampionat shumë cilësor.
Për Hilajn, ky është sezoni i tretë që aktivizohet në futbollin e shtetit fqinj dhe eksperienca e saj ndërkombëtare do të jetë një ndihmesë e madhe edhe për Kombëtaren shqiptare./Panorama