Deklaratë skandaloze e qesharake nga Shkumbin Demaliaj

Për deputetin e AAK-së, Shkumbin Demaliaj, askush nuk po ikë nga Kosova. Ai ka mohuar se ka ikje nga vendi.

Demaliaj duke folur në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për largimet e qytetarëve nga vendi së fundmi, ka thënë se nuk ka ikje nga Kosova dhe se këto janë agjenda të Rusisë e Serbisë, raporton Express.

“Njerëzit po shkojnë dhe po kthehen. Agjendat ruse dhe serbe nuk duhet të jenë kauza në Kosovë. Asnjë qytetar nuk ka ikë nga vendi ilegalisht”, ka thënë Demaliaj.

Ai i sheh si krejt normale numrin e lartë të njerëzve që po presin viza. Sipas tij, fakti që ka shumë shqiptarë jashtë vendit dhe lidhjet e tyre në Kosovë, bën që të ketë fluks të qytetarëve që dalin e vinë.

“Ne e dimë që kemi një diasporë shumë të fuqishme. Dihet që remitancat janë gati sa gjysma e buxhetit të Kosovës. Shkojnë e vinë mes vete. Martohen e marrin naj djalë a cikë të mirë”, ka thënë Demaliaj.