Deliu: Skandal pas skandali, ministria e shëndetësisë që 73 ditë pa ministër

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas rastit të foshnjës në Spitalin e Pejës, raporton Fokusi.info.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se po vazhdon skandal pas skandali e krim pas krimi, ndërsa që ministria e shëndetësisë është pa ministër që 73 ditë.

Postimi i saj i plotë:

Skandal pas skandali e krim pas krimi, ndërkohë që janë bërë 73 ditë që vendi është pa ministër të shëndetësisë./Fokusi.info/