Dëmtohet Memoriali “Ibrahim Rugova” në Istog

Një veturë është përplasur për një pjese të Memorialit “Ibrahim Rugova” në Istog, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Policia është njoftuar dhe është duke hetuar rastin.

Drejtori për Urbanizëm- Planifikim Urban dhe Mjedis në Komunën e Istogut, Besart Dreshaj ka thënë se rasti vlerësohet si aksident dhe se policia është duke kryer hetimet e nevojshme.

Për mediat lokale ai nuk ka dhënë detaje për dëmet dhe se kur do të sanohen ato.