Një burrë raporton se i pa disa persona duke e rrëmbyer dikë në Prishtinë, policia jep detaje

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se i ka parë disa persona duke e rrëmbyer një person tjetër në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, burri ka raportuar se “kishte vërejtur disa persona të dyshuar duke futur dhunshëm një person në veturën e tyre dhe të njëjtit ishin larguar në drejtim të panjohur”.

Por në vend të ngjarjes polica nuk ka hasur në veturën e dyshuar.

Raporti i plotë:

RRËMBIM

Prishtinë / 12.11.2023, 19:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kishte vërejtur disa persona të dyshuar duke futur dhunshëm një person në veturën e tyre dhe të njëjtit ishin larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë kryer patrullime në afërsi të lokacionit por nuk kanë hasur në veturën e dyshuar. Me vendim të prokurorit rasti është cilësuar si më lartë dhe vazhdon të hetohet.