Deputeti i PDK-së vendos fotografinë e Thaçit prapa ulëses së kryetares Osmani

Me të filluar Kuvendi i Kosovës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka vendosur prapa karriges së kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani fotografinë e presidentit Hashim Thaçi.

Një reagim i tillë i opozitës, saktësisht PDK-së vjen pasi Osmani ka zhvendosur fotografinë e presidentit Thaçi në një kënd tjetër të zyrës së saj, për ta zëvendësuar me fotografinë e ish presidentit Ibrahim Rugova.

PDK ka kundërshtuar një veprim të tillë të Osmanit, duke e quajtur kundërligjore.

Ndërkaq, kryetarja Osmani ditë më parë ka thënë se nuk e ka larguar nga zyra, por vetëm e ka zhvendosur në një kënd tjetër të zyrës.

Ajo ka thënë se nuk ka shkelur ligjin dhe nuk do të merret më me këtë çështje.