Dështimi në PISA, profesori universitar: Alarm për Ministrin e ardhshëm të Arsimit

Kosova edhe këtë herë dështoi në testin PISA, duke mos shënuar ngritje që do të bënte dallim nga hera e kaluar.

Profesori i UP’së në Filologjik Rrahman Paçarizi ka thënë pas këtij rezultati duhet të reflektoj Ministri i ardhshëm i Arsimit.

Paçarizi ka thënë se këto rezultatet nuk pëmisohen duke bërë fushatë por me përmirsim sistematik.

“Rezultatet e PISA’s nuk përmiresohen me fushatë, por me përmiresim sistematik. Fushatat janë mashtrime, janë përpjekje për të fabriku rezultat e jo përpjekje për rezultat”, ka shkruar Paçarizi në Facebook.