Detaje nga aksidenti i mbrëmshëm me fatalitet në Istog

Të hënën rreth orës 22:40, një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Dobrushë të Istogut, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë lënduar.

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka dhënë detaje rreth këtij aksidenti, ku ka treguar se nё kёtё aksident ishin tё përfshira njё traktor dhe dy automjete.

“Nё vendin e ngjarjёs kanё arritur zjarrёfikёsit dhe autoambulanca, dhjetё (10) personat e pёrfshirё nё aksident janё dёrguar me autoambulancё dhe me automjete private nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor, aty nga mjekёt kujdestarё ёshtё konstatuar vdekja e njёrit nga personat e lënduar”, thuhet në komunikatë.

Me urdhër të Prokurorit shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.

Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhё si pasojё e mospёrshtatjёs sё shpejtёsisё dhe tejkalimit tё pasigurtё.