UEFA e dënon skuadrën e Bullgarisë

Bullgaria është dënuar të luaj dy ndeshje pa tifozë dhe janë gjobitur 75.000 euro, pasi tifozët e tyre kanë fyer në bazë racore ndaj lojtarëve të Anglisë.

Ndeshja, ku Tre Luanët fituan 6-0 u ndalua dy herë dhe mund të ishte braktisur por megjithatë ata pranuan ta vazhdojnë.

Tashmë bullgarët do të luajnë pa tifozë kundër Çekisë në ndeshjen e xhiros së fundit të kualifikimeve të Euro 2020.

Ajo ndeshje do të ketë rëndësi të madhe pasi që do të varët shumë fati i Kosovës për kualifikim.