Detaje nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Mbrëmë në Prishtinë kanë ndodhur të shtëna armësh, ku është plagosur një person dhe një tjetër është arrestuar.

Policia bën të ditur se deri tek gjuajtja me armë ka ardhur pas një mosmarrëveshje.

Ndërkaq, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe është nën përkujdesje policore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Deri te rasti ka ardhë pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor nën përkujdesje policore”, thuhet në raport.

Tutje, bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.