Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me vranësira kalimtare dhe intervale të gjata kohore me diell. Gjatë ditës pritet fuqizim gradual i erërave veriore dhe verilindore dhe për këtë arsye pritet të jetë pak më freskët, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje pritet shtim i konsiderueshëm i vranësirave. Gjatë natës pritet depërtimi i frontit të ftohtë ajror dhe ulja e temperaturave. Vende-vende mund të ketë ndonjë rrebesh apo reshje kryesisht të dobëta shiu.

Në Shqipëri nesër do të mbajë mot kryesisht jostabil, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat në shumë rajone do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Maqedoninë Veriore nesër pritet të mbajë mot i ngjashëm sikurse sot, kurse në Mal të Zi pasdite priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të mërkurën në tërë rajonin do të jetë më freskët veçanërisht në Kosovë. Do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin ndonjë rigë apo rrebesh të izoluar shiu.

Nga e enjta përsëri pak më nxehtë, ndërsa për fundjavë pritet destabilizim i motit në tërë rajonin me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan