Detaje nga incidenti te uzina ushtarake në Gramsh, si nisi konflikti mes rusëve e ushtarëve shqiptarë

Detaje të reja janë zbuluar nga incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh, ky dy ushtarë shqiptarë u sulmuan me spray paralizues nga dy shtetas rusë e një çek.

Sipas burimeve për Ora News, njëri prej tyre ka hyrë brenda uzinës dhe në këtë moment e kanë pikasur ushtarakët.

Në këtë moment mes tyre ka pasur një konfrontim fizik. Po në këtë moment ka ndërhyrë dhe shtetasi tjetër rus dhe çeku që ishte së bashku me të.

Pasi janë përplasur fizikisht, rusët kanë spërkatur me spray paralizues ushtarët shqiptarë duke i lënë me lëndime në fytyrë.

Këta të fundit janë nisur menjëherë për te spitali i Gramshit e më pas janë transportuar te Trauma në Tiranë. Ndërkohë shtetasit rusë dhe çeku janë arrestuar nga policia e Gramshit.