Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe me ndonjë interval kohore diellor, veçanërisht në viset kodrinore-malore, pra nuk pritet ndonjë ndryshim i motit.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme.

Mot i ngjashëm do të vazhdojë të mbajë edhe 3-4 ditët e ardhshme, por nga e diela vonë në disa vise në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore priten riga lokale të dobëta shiu./Meteoballkan