Detaje të reja nga plagosja te rruga B: Plagoset një kalimtare e rastit

Një plagosje me armë ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë. Në lokacionin e njohur si ‘Rruga B’ të kryeqytetit dy persona kanë filluar përleshjen me njëri-tjetrin.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se gjatë shkrepjes së armës nga personat që po përlesheshin, është plagosur një kalimtare e rastit.

Viktima është dërguar për në QKUK dhe është jashtë rrezikut përjetë.

I plagosur ka mbetur edhe njeri nga personat qe ishte i përfshirë në përleshje.