Kurti dhe Vuçiq javën e ardhshme në Shkup me ftesë të kryeministrit maqedonas Kovaçevski

Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski do të jetë nikoqir i një takimi të liderëve të Ballkanit Perëndimor, kushtuar Planit për Zhvillimin e Ballkanit Perëndimor të miratuar nga Komisioni Evropian. Takimi do të mbahet të hënën e ardhshme në Shkup, njofton Nezavisna, përcjell FrontOnline.

Siç ishte paralajmëruar, në darkë do të jenë të ftuar presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Në takim do të marrin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo dhe Presidenti i Malit të Zi, Jakov, ku do të marrë pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i BE-së, Gert Jan Kopman, dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.

Në takim do të marrin pjesë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq dhe ministri i Financave Fatmir Besimi, si dhe kolegë të tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Përveç kësaj, në Shkup ishin të ftuar përfaqësues të organizatave rajonale, Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Cefta dhe Forumit të Investimeve të Komoros të Ballkanit Perëndimor 6, USAID-it, si dhe disa institucioneve financiare ndërkombëtare.

Në takim do të nënshkruhen protokollet për “Qasje të lirë në tregun e punës në vendet e Ballkanit të Hapur”.