Dialogu Kosovë-Serbi kalon nga Shqipëria? Eurodeputeti: Lajçak të vizitojë Tiranën para nisjes së bisedimeve

Ndërkohë që dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës i lehtësuar nga Bashkimi Evropian pritet të rifillojë të enjten në Bruksel, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, eurodeputeti rumun Traian Băsescu u shpreh se negociatori Lajçak duhet të vizitojë Tiranën për të arritur objektivin.

Gjatë takimit të Komisionit Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian ditën e sotme (22 qershor) ai u shpreh se Shqipëria ka një pozicion kyç në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Traian Băsescu: Sa i përket Shqipërisë kam vetëm një vështrim. Shqipëria ishte një ndër vendet komuniste që nuk u integrua në botën komuniste. Ishin të veçantë. Një vështrim tjetër që kam përsa i përket Shqipërisë është se ata janë çelësi sa i përket pozicionit të Prishtinës për rinisjen e negociatave në Beograd. Ashtu siç edhe Beogradi është shumë i varur nga Moska. Në mendimin tonë, negociatori ynë për fillimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, duhet të vizitojë Tiranën në mënyrën që të arrijë objektivin.

Ndërkohë të dy palët, Kosovë-Serbi do të takohen në Uashington më datë 27 qershor.