Digjet një fabrikë në Drenas

Sot, parkun e biznesit në Drenas (Korroticë e Epërme) e ka kapluar një tym i madh ku është përfshirë nga zjarri një fabrikë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë, tregon Flora Ahmeti./Fokusi.info/