Mediat serbe shkruajnë se Vulinit iu ndalua hyrja në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes Aleksandër Vulin dhe një delegacion ushtarak i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Siç raporton ‘TV Prva’ duke cituar kabinetin e ministrit Vulin, atij i është ndaluar hyrja në territorin e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Mediat serbë shkruajnë se me këtë rast është shkelur marrëveshja e Brukselit për liri të lëvizjes së qytetarëve.

Derisa, theksojnë se kjo vizitë ishte e karakterit humanitar dhe se përfaqësuesit e Ministrisë dhe Akademisë Mjekësore Ushtarake me udhëheqësit e KBC Mitrovicë kishin për qëllim për të diskutuar përmirësimin e bashkëpunimit dhe për të ndihmuar më tej qendrat mjekësorë në Kosovë.