Limaj-Qeverisë: Të shfrytëzohet sulmi në veri me pjekuri e maturi në dialogun Kosovë-Serbi

Kreu i NISMA Socialdemokrate në një intervistë për Front Online ka folur për zhvillimin e dialogut Kosovë-Serbi pas sulmit në Branjskë të Zveçanit.

Limaj thotë se kjo situatë do të ndikojë në dialog.

Ai tha se Kosovën e presin zhvillime më të rënda nëse nuk faktohet Beogradi si burim i krizave.

“Në dialog do të ndikojë ky sulm, duhet të shfrytëzohet maksimalisht me pjekuri e maturi, sjellje ndryshe në të kaluarën që e ka pasur Qeveria, duke paraqitur rastin tek partnerët tanë, faktet provat e kërkesat që do të hyjmë në një fazë tjetër që do ta përmbyllte çështjen Kosovë-Serbi.

“Qeveria e ka rastin me prova ta faktojë që Beogradi është burim i krizave dhe destabilizim i rajonit. Është momenti i fundit që të ndëshkohet Vuçiqi që krijon kriza në rajon. Nëse vazhdohet si deri më tani do të shohim zhvillime edhe më të këqija saqë kemi parë deri më tani”, theksoi ai.