Digjet një veturë në Prishtinë, Policia jep detaje

Mbrëmjen e sotme është djegur një makinë në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë.

Zjarri është lokalizuar teksa nuk raportohet për persona të lënduar.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë ku është djegur një veturë. Zjarri është lokalizuar. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha ajo.