Digjet një veturë në rrugën UÇK në Prishtinë

0
1463

Në orët e hershme të ditës së sotme një veturë e tipit “Picap” është djegur, shkruan Fokusi.

Në bazë të videos dhe fotografive që ka siguruar Fokusi, shihet se në rrugën kryesore në “UÇK”, përballë selisë së OVL të UÇK nē Prishtinë, një veturë ka marrë flakë.

Sipas të dhënave, në vendin e ngjarjes janë policia dhe thuhet se shkaktati i djegies është instalimi i rrymës në veturë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit që të lokalizojnë zjarrin.

Si pasojë e kësaj janë krijuar kolona të gjata në këtë pjesë të Prishtinës./Fokusi.info/