Disa nxënës u helmuan nga ushqimi në Lipjan, policia nis hetimet

Në fillim të nëntorit disa nxënës u helmuan nga ushqimi në fshatin Shalë të Lipjanit, për të cilin rast Policia e Kosovës ka filluar hetimet.

Sipas raportit të PK-së, pas analizave të bëra nga AVUK-u, rezulton se nxënësit janë helmuar nga ushqimi.

“Fsh. Shale Lipjan 06.11.2021-09:30. Raportohet se me date 06.11.2021 disa nxënës të shkollave të mesme dhe fillore dyshohet se janë helmuar si pasojë e konsumimi të ushqimit në një fast food. AVUK ka marrë mostrat dhe i ka dërguar për analiza. Më 29.12.2021 kanë arritur analizat e mostrat të cilat kanë rezultuar si pozitive . Me vendim të prokurorit rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.