Distria e Artë, Toni Kuka: Zemra e Parisit sot për herë të 7-të flet shqip

Supertrajneri i xhudos, Driton Kuka, është shprehur i lumtur me medaljen e artë që xhudistja Distria Krasniqi arriti ta rrëmbejë në Grand Slamin e Parisit.

Toni Kuka, performancën e Krasniqit e quajti “fantastike”, ndërsa tha se “zemra e Parisit” për herë të 7-të sot foli shqip.

“Zemra e Parisit sot për herë të 7 flet shqip! Titulli i shtatë me radhë në Grand Slamin e Parisit për Kosovën tonë. Distria Krasniqi sot ishte tjetër nivel! E artë e mrekullueshme me performancë fantastike”, tha Kuka.

Ai theksoi se “Bercy Accor Arena” e stërmbushur sot me rreth 12.000 shikues “do respektojë shtetin e vogël por të fuqishëm të Kosovës”.

Kujtojmë se Distria Krasniqi arriti ta mposhtë hungarezen Reka Pupp me uazari pas pak sekondash të nisjes së lojës.

Krasniqi e kontrolloi luftën deri në fund, duke e rrëmbyer të Artën.