Porto eliminon Romën pas vazhdimeve (Video)

Porto është skuadra e radhës që ka siguruar në mënyrë emocionuese kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra portugeze ka arritur të përmbysë rezultatin prej 2-1 nga ndeshja e parë, duke fituar 3-1 në ‘Dragao’ në ndeshjen e kthimit, për t’u bërë skuadra e katërt që kalon në çerekfinale të garës elitare për klube.
Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi 2-1, dhe çerekfinalisti u vendos pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.
Soares në minutën e 26’ kaloi në epërsi prej 1:0 Porton. Në minutën e 37’, Daniele De Rossi barazoi nga penalltia.
Në minutën e 53’-të të pjesës së dytë, Marega rikthej epërsinë e Portos në 2:1, rezultat ky që dërgoi ndeshjen në vazhdime dy herë nga 15 minuta.
Në pjesën e dytë të vazhdimeve, Porto fitoi një penallti me VAR, të cilën në gol e ktheu Alexs Telles në minutën e 117-të, për të dërguar Porton në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.